Një tërmet me intensitet 2,4 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua në mëngjes në ora 9 e 58 minuta në rajonin e Ohrit. “Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë, ka qenë me intensitet prej tre ballëve sipas shkallës makrosizmike evropiane”, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup. Nga data 18 të këtij muaji e deri sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar 800 tërmete.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)