Tërmet me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane këtë mëngjes është ndjerë nga popullata në Vallandovë dhe rrethinë.
Siç informoi Observatori sizmologjik, tërmeti i cili rrjedh nga rajoni epiqendror i Vallandovës, është regjistruar në orën 6:44, 120 kilometra në juglindje të Shkupit me manjitudë lokale të Rihterit ML2.2 dhe intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.