Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Qafë Thanës mirëpo fatmirësisht pa të lënduar, njofton JOQ
Një kamion me targa shqiptare i ngarkuar me shalqinjë që destinacion ka pasur Maqedoninë është shkrumbuar nga flakët ndërkohë që dëshmitarët e rastit janë habitur se si ka mundësi që kamioni me shalqinjë të merr flakë.
Menjëherë në vendngjarje ka dalë policia shqiptare dhe zjarrfikësit për të zbuluar shkaqet e zjarrit, ndërkohë që të lënduar njerëz nuk ka mirëpo dëmi material është dukshëm i madh.