Shkruan : Resul Bekteshi
Ndër trojet shqiptare është bërë traditë të flitet ,të shkruhet bile të botohen nëpër revista të ndryshme material I zgjedhur si udhëpërshjkrime apo reportazhe ku flitet për jetën dhe të kaluarën e arbëreshëve të Italise, sa ata në vend të huaj kanë mundur ta ruajnë dhe kultivojnë traditën dhe kulturën e atdheut nga e kanë prejardhjen, nga Arbëria e lavdishme. Për ata janë shkruar edhe shumë vepra si romane,novella , drama.. etj.
Para disa ditësh , duke shfletuar në bibliotekën personale më ra në sy libri ;UDHËTIME LETRARE, nga autori Nasho Jorgaqi.
Librin e kisha lexuar edhe më parë, por si duket leximi I dytë më nxiti kurreshtjen për të bërë një
studim më të detajuar të veprës. Libri , mund të futet në grupin e veprave apo shkrimeve letrare- shkencore; udhëpërshkrime, sepse aty gati tërë lëmia e trajtuar i takon këtij lloji të krijimtarisë letrare.
Ajo që më nxiti dhe më zgjoi kurreshtjen për ta lexuar atë botim rishtas, është mënyra se si autori I përshkruan në detaje krahinat e banuara nga arbëreshët që nga koha kur ata u shpërngulën nga mëmëdheu dhe u vendosën në pjesën jugore të Italisë që ishte e banuar pak nga vendasit. E tërë kjo ndodhi pas vdekjes se Skenderbeut , respektivisht pas pushtimit të atdheut nga hordhitë osmane. Sipas disa studjuesve shpërngulja e parë shqiptare për në Itali ka ndodhur në vitin 1467-1468 , kurse vala më e madhe e shpërnguljes ndodh në vitin 1480, pas rënies definitive të Shqipërise nën zgjedhen osmane.
Në veprën, UDHËTIME LETRARE , autori dëshmon natyrën I individualitetit krijues. Aty për mrekulli ndërthuren karakteri letrar dhe elementi shkencor,së bashku me elementet eseistike dhe publicistike. Ne këtë libër të NASHO JORGAQIT gjejmë lëndë ku gërshetohen elementi shkencor me atë letar . Aty hasim materiale të vlefshme kushtuar fytyrave më të spikatura të historiesë dhe letërsisë shqiptare, sic janë : Në Stamboll te Naimi, Në mes kaqngjelave të De Radës, Ku lindi kënga e sprasme e Balës, Udhet e Serembes, Udhëtim me Fan Nolin, Me Migjenin ,Lasgushin si e njoha unë etj.
Materialet e përmendura më lartë janë secili një botë në vete, meritojnë vëmendje të vecantë nga lexuesit , bilke meritojnë edhe një analizë të detajuar,sepse aty së afërmi në mënyrë shumë të përzgjedhur njihemi me shumë të dhëna mbi jetën dhe veprën e personaliteteve të shquara të letrave shqipe, prandaj botuesi I ketij libri në fillim do të thotë : “ Ishte një kohë kur ata ishin të gjithë të gjallë; jetonin në vende të ndryshme e në mënyra të ndryshme; punonin e krijonin vepra pa e ditur se pas kaq vjetësh vepra e tyre do të ishte kaq e vlefshme dhe se dikush do hulumtonte dhe do të meditonte për jetën e tyre të cmuar…”
Në vazhdim të këtij shkrimi do të ndalemi dhe do të meditojmë për atë se si I përshkruan autori dy fshatrat e mëdha të banuara nga arbëreshët , respektivisht si e ka pa dhe si e ka përshkruar Makin (Maqin kështu e quan autori ) dhe Palac Adrianon,fshatra këto ku lindën ,jetuan dhe vepruan dy fytyrat më të ndritura të letërsisë arbëreshe ; Jeronim De Rada dhe Gavrill Dara I Riu.
Shën –Mitrin, kryeqendrën arbëreshe të Kozencës dhe Makin fshatin që ne e njohim nga De Rada dhe Kangjelat e tij, autori I përshkruan me tërë madhështinë e tyre . Janë të dy shumë afër njëri tjetrit sikur të ishin lagje të një fshati.
Maki ( Maqi ) për vendasit është shumë I rendësishëm , të shumtit thonë se ky fshat është Meka për arbëreshët, po si duket edhe për shqiptarët.
– Të varfër do të ishim sikur të mos e kishim të madhin De Rada , I cili me veprën e tij e bëri të pandekshëm këtë pjesë të bukur të Kozencës-thonë vendasit.
Nga ajo që kemi lexuar deri tani nga autorë te ndryshëm kuptojmë se në Maki e dhe në rrethinë është ruajtur tradita arbëreshe,është ruajtur gjuha e bukur arbëreshe , pra Maki vazhdon të flaës në atë gjuhë që fliste dhe shkruante Jeronim De Rada. Vendasit thonë me gojë plotë se Maki është katundi më I bukur dhe më I njohur arbëresh, për këtë – thonë ata- merita I takon De Radës dhe kangjelave të tij .Njëri nga bashkëfolësit , që e shoqëronte autorin e këtij libri nëpë trojet arbëreshe shprehet kështu: -De Rada kur e shkroi “Milosaon” desh t’u japë arbëreshëve një copë Shqipëri, duke I vendosur ngjarjet në Shkodër , por kjo mbeti vetëm një dëshirë e tij……
Kur jemi këtu nuk na lejon ndërgjegja të mos e përmendim edhe Kolegjin e njohur të Shën-
Adrianit në të cilin ndoqën mësimin edhe shumë djem nga Shqipëria. Aty ndoqi mësimet edhe atdhetari I njohur Luigj Gurakuqi, që ishte nxënës I De Radës.. Është interesant të kuptojmë si lindi ky koleg Sipas asaj që kemi lexuar kuptojmë se : – Shkolla e parë arbëreshe u ngrit në vitin 1734 në katundin Shën-Benedikt, pas një lufte dhe përpjekjesh për të hapur shkollë që zgjati mbi se tre shekuj. Më pas u shpërngul këtu për t’u shërbyer më mirë arbëreshëve. U vendos në manastirin e vjetër të Shën- Adrianit ku është edhe tani , por më vonë është përmirësuar dhe ka ndryshuar pamjen-. Kolegji I përmendur ishte dhe ngeli qendër për arsimimin dhe edukimin e rinisë arbëreshe..
Fundi pjesës së pare
Vazhdon pjesa dytë