“U largova nga Struga!”, Besart Ibraimi: Karrierën do ta përfundojë te Shkëndija!

Pas dy vitesh qëndrimi në Strugë dhe fitimit të dy titujve, Besart Ibraimi nga sot nuk është më anëtar i kampionit. Spekulimet janë bërë të vërteta dhe për “SportSport” vetë “bomberi” konfirmon se është larguar nga radhët e kampionit.

“Po, është e vërtetë që jam larguar nga Struga TL”. U ndamë miqësisht, mendoj se mjafton, është koha për sfidat e ardhshme. Dua të falënderoj të gjithë në klub, kam pasur dy vite të mira, kemi fituar dy tituj, por siç thashë, është koha për diçka tjetër. Me shumë mundësi do të rikthehem në Shkëndija, edhe pse ka ende disa oferta, telefoni im nuk ka pushuar së rëni sot, por jam më afër përfundimit të karrierës në Shkendija”, ka theksuar Ibraimi.StrugaLajm

Kujtojmë se, Ibrahimi deri më tani në karrierën e tij ka shënuar 202 gola në LPFM, çka e bën atë rekordmen dhe golashënuesin më të mirë në histori.

In : Aktuale

Loading...
loading...