Aleanca për Shqiptarët në Strugë, realizoi tubime të rëndësishme në fshatrat Ladorishtë dhe Dollogozhdë. Qindra qytetarë mirëpritën kandidatin për kryetar komune, Ziadin Sela dhe bartësin e listës së këshilltarëve, Imer Imeri.
Atmosfera festive filloi të ndizet që në Ladorishtë, ku në qendër të fshatit si askush më parë u prit dhe nderua lartë Ziadin Sela dhe vepra e tij.
Ndërsa atmosfera kulmoi në Dollogozhdë, ku rinia dollogozhdare kishte përgatitur spektakël me fishekzjarre dhe flakadanë, duke sinjalizuar fillimin e festës së fitores së madhe të 15 Tetorit.
“Përsëri fitorja fillon n’Dollogozhd”- ishte motoja e rinisë dologozhdare mbrëmë në fushën e sportit në qendër të Dollogozhdës.
U ndez në Ladorishtë, shpërtheu në Dollogozhde
In :
Aktuale
Loading...
loading...