Gjithnjë e më pak qytetarë të Maqedonisë kanë mundësi të shkojnë në pushime. Vetëm 25 % e qytetarëve kanë qenë në pushime verore ose dimërore, derisa pjesa dërmuese e qytetarëve kanë mbetur në shtëpi, njofton Gazeta Koha duke u bazuar në të dhënat e hulumtimit “Udhëtimet e banorëve të vendit 2016”, e realizuar nga Enti shtetëror për statistikë. Numrat e publikuar në hulumtim tregojnë se gati 75% e qytetarëve nuk kanë qenë në pushim, derisa 25.4% kanë udhëtuar diku nëpër Maqedoni apo jashtë vendit. Në analizën e Entit shtetëror për statistikë nënvizohet se pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë qenë në pushime kanë dalë jashtë shteti. Në fakt, 61% kanë qenë në Greqi, pastaj Mal të zi dhe Shqipëri. Thuajse 30% kanë pushuar në Maqedoni, ndërsa 9.18 % e popullatës kanë qenë në pushime edhe brenda edhe jashtë vendit. Megjithatë, pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë qenë në pushim, pushimi u ka zgjatur shtatë ditë apo 14 ditë.
Loading...
loading...
Related Articles
-
-
E kujt do të jetë Turqia?
May 10, 2023 -
-
Foto Lajm:Strugani lahet në liqen, nuk e tremb dëbora!!!
February 27, 2018
Lajmet e fundit
Pamje nga djegia e autobusit nga Struga në Serbi (VIDEO)
Një autobus me targa maqedonase është djegur sot derisa po lëvizte në autostradë në afërsi të Jagodinës, në rrugën për në qytetin e Nishit. Nuk ka të lënduar në këtë...
Read More
Aksident në rrugën nga Ohri drejt Strugës,rrezikon jetën motorristi
Një motiçiklistë po lufton për jetën pasi ka humbur drejtimin e mjetit në rrugën Ohër-Strugë.Aksidenti ka ndodhur pasi ka ardhur deri te përplasja ndërmjet motorrit dhe një makine në afërsi...
Read More
Ja si ka ndodhur incidenti tragjikë në Shkup
Një tragjedi tjetër ka ndodhur në Shkup. Sërish një vrasje brenda familjes, kësaj radhe në rrugën “Hoshimin” në Butel të Shkupit. Gjyshi i identifikuar me inicialet P. T., i lindur...
Read More
Ndalohet lundrimi i skuterave në liqen,ja orari
Edhe ketë sezon veror do jetë aktive ndalesa e lëvizjes së motorave në ujrat e liqeneve natyrale në vend. Kjo ndalesë do të vlejë deri më 31 gusht në periudhën nga...
Read More
Tragjedi në Shkup:Gjyshi pasi vrau tre nipat, vetvritet
Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur sot në lagjen Butel të Shkupit. Baba gjysh ka vrarë tre nipat e tij ndërkohë që në tentativë edhe është vetvrarë, theksojnë burime...
Read More
Maqedoni-Shqipëri do luhet në Strumicë
Tashmë është zyrtare: ndeshja kualifikuese e Botërorit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë më 5 Shtator do të luhet në Strumicë. Ndërsa lajmi pritet të zyrtarizohet nga Federata Maqedonase, ai është konfirmuar...
Read More
Loading...
loading...