I filmuar nga nëna e tij, fëmija që në pamje nuk duket më shumë se 6 apo 7 vjeç, përlotet dhe tregon se ai nuk është kosovar, por shqiptar i Kosovës.
30 Janar, 2020 17:56 Përditësuar: 17:58
TIRANË– Një vogëlush është prekur jashtë mase teksa mësuesja e tij ka dashur ta zhvendosë në një shkollë kosovare. I filmuar nga nëna e tij, fëmija që në pamje nuk duket më shumë se 6 apo 7 vjeç, përlotet dhe tregon se ai nuk është kosovar, por shqiptar i Kosovës.
Biseda në video
Fëmija: Edhe mësuesja dontë të më çonte tek shkolla e kosovarëve…a jam kosovar? Jo
Mami: Po
Mami: Po çfarë je
Fëmija: Jam shqiptar i Kosovës
Mami: Okej…
Kjo video është bërë mjaft virale dhe këmbëngulja e fëmijës, i cili përplas këmbët në tokë dhe nuk pranon se është kosovar , tregon shumë për pasojat e ndarjes së trevave shqiptare. Pamjet janë publikuar nga shumë personazhe të njohur, sidomos në Kosovë, të cilët mesa duket e ndiejnë vetën njësoj si vogëlushi në video: Jo kosovarë, por shqiptarë të Kosovës!
(f.m/dosja.al)