Vjehrra e rrah nusen 29 vjeçare të djalit, ja në cilin fshat!

Një rast i pazakonshëm ka ndodhur në Shkup. Në SPB-në e Shkupit K.S. (29) nga fshati Mirkovc i Shkupit, ka denoncuar se mbrëmë (27.11.2019) rreth orës 21, në shtëpinë familjare në f. Mirkovc, është sulmuar fizikisht nga vjehrra me iniciale D.P.K. nga po i njëjti fshat.

Sipas denoncimit, sulmit fizik I ka paraprirë zënkë verbale paraprake, transmeton Gazeta Lajm. Nusja 29 vjeçare ka njoftuar policinë se me këtë rast edhe bashkëshorti i saj D.K. e ka kërcënuar me jetë. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...