Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj së mërkure në fshatin Pozharan të Vitisë.
Sipas dyshimeve, një burrë rreth të 50-ave ka vrarë bashkëshorten e tij dhe dy të bijtë dhe më pas veten.
Nga informacionet, që të katër këta persona kanë ardhur nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në vendlindje.
Këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Gjilanit Arben Kadriu.
Kadriu për Klan Kosova ka thënë se është akoma herët që të flitet për motivet e këtij rasti tragjik.Të gjitha ekipet e policisë janë në vend të ngjarjes.