
Shtetasi austriak, me prejardhje kosovare, Besmir K. (25) edhe më heret kishte paralajmëruar se do të kryejë vrasjen, pasi ishte treguar si agresiv dhe ka qenë i njohur për policinë. Në muajin maj ai ishte dëbuar nga banesa e përbashkët e partneres së vet në Graz të Austrisë. Dhe, këtë të diele, para syve të tre fëmijëve, ai e vret të dashurën e vet!
Austriakja 31-vjeçare, Michaela K. të shtunën ka qëndruar në kopshtin e saj me foshnjen, duke u shpërndarë fëmijëve akull dhe duke kuvenduar me fqinjtë. Disa nga ta kanë pasur frikë nga babai i foshnjes tremujore, të birit të kosovarit, duke e alarmuar policinë në muajin maj, pasi ai e kishte thyer një dritare të shtëpisë, pas një zënke me austriaken, shkruan „Krone“ përcjellë „Shtegu.com“. Që atëherë, Besmiri gjithnjë e ka kërcënuar austriaken, ndërsa gjatë një zënke e ka thyer edhe një nofull.
Zënkat kanë qenë përditshmëri e tyre, ndërsa sipas fqinjëve, kosovari të shtunën ka qenë i dehur. Gjatë natës ishte shkaktuar një zënkë e zhurmshme mes tij dhe austriakes. Më në fund, ai e merr një thikë duke e goditur austriaken disa herë para syve të foshnjes së vet dhe dy fëmijëve jashtëmartesorë: Matteo (5) dhe Lara (9).
Pas kryerjes së krimit, i dyshuari e ka alarmuar policinë austriake rrëth orës 05.30, duke pritur në ballkon dhe duke u arrestuar pa ndonjë rezistencë.