Ziadin Sela :Beteja ime është që të sjellë ndryshimin

“Unë kam një dhe vetëm një betej, beteja ime është që të sjellë ndryshimin, sepse demokracia pa asnjë ndryshim s’ka asnjë kuptim”, kështu deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët në emisionin ClickPlus në TV21.

Ai shtoi se me rezultatin e zgjedhjeve nuk është i kënaqur, pasi që sipas tij kanë pasur pritshmëri më të mëdha. Ndër të tjera shtoi se ditën e zgjedhjeve populli foli, por sipas tij me një zë të mekur.  

“Pritshmërit tona kanë qenë më të mëdhaja, por foli sovrani, aq sa ju lejua të flasë. Foli dhe faktikisht rezultatet reflektojnë atë përditshmëri që ne e jetojmë. Foli me zë të mekur, sepse zëri i tij çdo ditë kërcënohet dhe shantazhohet. Unë nuk mund të them  që mund të jem i knaqur. Unë nuk kam pretenduar që beteja politike që e udhëheqë është e lehtë. Shumë aktorë politik, dali dhe i flasin se betejat me kë i kanë. Unë kam një dhe vetëm një betej, beteja ime është që të sjellë ndryshimin, sepse demokracia pa asnjë ndryshim ska asnjë kuptim”, tha Sela në ClickPlus në TV21.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...