Lideri i ASH Ziadin Sela ishte sonte i ftuar në Tv 21 në emision Click Plus, ku u debatua për aktualitetin e situatën politike, si dhe hapat që do të ndërmer ASh si parti opozitare ditëve në vazhdim.
Pjesë e debatit ishin edhe analisti Visar Ademi si dhe gazetari Naser Selmani.
Ziadin Sela mes tjerash ka deklaruar se zgjidhja e vetme pas gjitha skandaleve dhe dështimeve të kësaj qeverie do të ishte organizimi i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare dhe me këtë BDI do të shkonte përfundimisht në opozitë.