Një pjesë e zjarrit është lokalizuar,por në disa pjesë të malit mbi Dollogozhdën akoma ka vatra zjarri.Siç bëjnë të ditur banorët vendor ekipet e Zjarrfikëses akoma janë në teren dhe po ndjekin situatën ndërkohë raportohet se gjatë natës do të bëhet roje në mënyrë që zjarri mos i afrohet fshatit.Zjarri në malin mbi Dollogozhdë shpërtheu sot pasdite duke shkrumbuar një pjesë të konsiderueshme të pyllit.U desh ndërhyrja e Ekipeve Zjarrfikëse dhe banorëve që zjarri të mos përhapet në afërsi fshatit.(Strugalajm.com)
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)