Në një intervistë për MKD.mk kryeministri i vendit Zoran Zaev ka goditur partinë e Ziadin Selës, pas shantazheve që kjo e fundit bëri për të ngelur (ose jo) pjesë e Qeverisë, shkruan Fakte. Zaev ka deklaruar se shumica qeveritare është stabile. Ai ka kritikuar edhe Arben Taravarin:
” E dëgjoj Taravarin si flet për bashkëjetesë, ndërkohë që ka ndërruar të gjithë drejtorët duke i zëvendësuar me njerëz partiak” ka thënë Zaev duke potencuar se me këtë ASH ka vërtetuar VMRO-në.