Zyrtare:Berat Lena Jep Dorëheqjen nga Pozicioni i Drejtorit të Spitalit të Nefrologjisë në Strugë

Drejtori i Spitalit të Nefrologjisë në Strugë, Berat Lena, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Në një deklaratë për Strugalajm, Lena konfirmoi se dorëheqja është e parevokueshme dhe tashmë është dorëzuar te ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Lena theksoi se arsyeja e dorëheqjes së tij lidhet me çështje organizative dhe kontratat e punës të të punësuarve në spital. Sipas tij, vazhdimi i kontratave është thelbësor për funksionimin e suksesshëm të institucionit, qëndrim ky i cili nuk është mbështetur.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...