Ekstremistët zviceran plan spastrimi për zezakët, hebrenjtë e myslimanët

 

“Sapo të formohemi, ne do të përhapim terrorin në Zvicër. Në stilin NSU”, thuhet në njërin nga komunikimet e tyre. NSU është grupi terrorist nacional-socialist gjerman, i udhëhequr nga Beate Zschäpe, i cili nga viti 2000 deri në viti 2007 ka vrarë 9 emigrantë dhe 1 police

Ekstremistët e djathtë janë duke u kthyer në një shqetësim për botën mbarë, teksa shembulli më i qartë i terrorit që ata ushtrojnë ishte vrasja makabre e mbi 40 personave në dy xhami të Zelandës së Re nga një shtetas australian. Ata që kultivojnë ideologji për mbrojtjen e supermacisë së racës së bardhë dhe bëjnë thirrje për shfarosjen e myslimanëve janë po aq të rrezikshëm sa ISIS dhe më mirë se kushdo këtë e ka kuptuar Zvicra, ku sipas gazetës “SonntagsBlick”, është krijuar një grup i ekstremistëve të djathtë që thuhet se po planifikon akte të dhunshme mbi të huajt.StrugaLajm

Gazetarët kanë arritur të bëhen pjesë në mënyrë të fshehtë në një grup “hermetik” në Facebook, të përbërë nga neonazistë zviceranë, ku kanë zbuluar se grupi është krijuar pak ditë pas sulmit në Christchurch të Zelandës së Re. Bërthamën e grupit e përbëjnë tre burra dhe një grua, të moshës 30 deri 46 vjeç, nga Kantoni i Bernës dhe ai i Basellandit. Ata kanë komunikuar dhe janë organizuar përmes një chati të koduar. Ndërkohë, pjesëtarët e grupit kanë shprehur fantazitë e tyre vrasëse kundër hebrenjve, zezakëve dhe myslimanëve.StrugaLajm

“Sapo të formohemi, ne do të përhapim terrorin në Zvicër. Në stilin NSU”, thuhet në njërin nga komunikimet e tyre. NSU është grupi terrorist nacional-socialist gjerman, i udhëhequr nga Beate Zschäpe, i cili nga viti 2000 deri në viti 2007 ka vrarë 9 emigrantë dhe 1 police. “Ne do pastrojmë qytetin” dhe “pastrim etnik”, janë dy nga shprehjet më shumë të përmendura gjatë bisedave të tyre të mbyllura. “Ne do të çrrënjosim gjithçka. Pas 10 vitesh do të shikojmë mbrapa dhe do të themi se kemi bërë gjithçka siç duhet”, shtojnë ata. Rreth njëzet persona, prej tyre profesionistë, të papunë, studentë etj. Sipas Albinfo.ch komunikojnë duke shfryrë urrejtjen ndaj të huajve.

“Për mua koha e bla-bla-bla-ve ka kaluar”, shkruan S. ndërsa ajo çfarë ka menduar ai me këtë, do të konkretizohej javëve në vijim… Komunikimi mes tyre mban kodin “Die unbequemen 14”. Numri 14 këtu nënkupton sloganin neonazist të “14 fjalëve” që thotë: “Ne duhet ta sigurojmë ekzistencën e popullit tonë por edhe të ardhmen e fëmijëve tanë të bardhë”. Si drejtues i grupit paraqitet themeluesi i tij, G.S., nga Bazeli. Ai pozon nëpër fotografi me pistoleta dhe me thika ndërsa në krah ka të vizatuar një SS të dyfishtë, shenjën e formacionit të njohur hitlerian SS, që bart përgjegjësinë më të madhe për krimet e bëra nga Rajhu i tretë. Në fillim të prillit ky grup kishin arritur dakordësinë për të bërë një kamp stërvitjesh. Më 13 prill janë takuar së paku pesë anëtarë të grupit në Basel, për të thurur konvertimin e planeve të tyre të dhunës nga interneti në realitet.

In : Aktuale

Loading...
loading...