Në cilat shtete banorët i lajn më shpesh duart

Mes frikës dhe tmerrit që e shkaktojnë mediat dhe portalet jo serioze për Coronavirusin, zërat e arsyes dhe këshillave të drejta, mes shumë instrukcioneve bazë japin edhe atë se duhet rregullisht të lajmë duart.

Në fotografinë që shihni, është përqindja e dalë si rezultat i hulumtimeve se sa në Evropë njerëzit lajnë duart. Nga vendet perëndimore, përqindjen më të lartë e ka Gjermania dhe Suedia me 78%. Përqindjen më të ulët e ka Italia me 57% dhe bindshëm më të ulët Holanda me 50%. Bëhet fjalë për atë Holandën e “civilizuar” që ka të legalizuar prostitucionin, përdorimin e drogërave të ndryshme dhe një sërë gjërash tjera destruktive.StrugaLajm

Kur jemi te statistikat më të larta, Turqia ka një shifër prej 94%, vendi ynë 82% që jam shumë i bindur se këtu statistikën e përmirësojmë ne si shqiptarë me traditat tona sa i përket pastërtisë dhe higjienës, ndërsa kampion pastërtie për larjen e duarve është Bosnja me 96%. Nuk ka dyshim se elementi i fesë luan rol shumë vendimtar në këtë aspekt.StrugaLajm

Kjo është edhe dëshmia se jo gjithmonë arritja materiale don të thotë gjithçka, dhe ngecja në aspektin material don të thotë humbje të gjithçkaje. Tregues janë Holanda dhe Bosnja.

Holanda dhe Bosnja janë dy anët e medaljes. Duart më të pista dhe duart më të pastra. Dhe për ironi të fatit më duhet të përfundoj me konstatimin se një gjë e tillë rastësisht ose jo lidhet me faktin se duart holandeze janë shumë të papastra karshi duarve të pastra dhe të pafajshme të popullit të përvuajtur boshnjak, popullit të Srebrenicës.

In : Aktuale

Loading...
loading...