Ziadin Sela nuk i kthen ”xhevap”Bilal Kasamit

Kryetari i Lr – PDSH’së, Ziadin Sela, njëkohësisht partner në Qeveri me BDI – në dhe LSDM’në nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Lëvizjes BESA lidhur me bashkëpunimin eventual në zgjedhjet lokale, shkruan portali sakte.net

Deri më tani, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka takuar vetëm udhëheqësin e PDSH – së, Menduh Thaçin. Mosgadishmëria e Ziadin Selës që të shqyrtojë mundësinë e bashkëpuimit me partinë më të madhe opzitare shqiptare në Maqedoni, Lëvizjen BESA, ngrit dyshimet se tashmë BDI dhe Lr-PDSH njëjtë sikurse ndan kulaçin qeveritar, e shohin me një optimizëm të madh edhe thellimin e bashkëpunimit në zgjedhjet lokale.StrugaLajm

“Lr – PDSh nuk e përjashton mundësinë që të lidhet ndonjë koalicion për zgjedhjet lokale nëse ka pajtueshmëri midis subjekteve. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët ka nënshkruar marrëveshje koalicionimi për zgjedhjet parlamentare, dhe si i tillë nuk i obligon partitë të koalicionojnë edhe në zgjedhjet lokale. Megjithatë, nëse ekziston pajtueshmëri dhe disponim publik mes subjekteve, nuk përjashtohet mundësia e koalicionimit për zgjedhje lokale me qëllim të unifikimit të votës shqiptare”, kishte deklaruar kohë më parë Flakron Bexheti nga Lr – PDSh, duke shprehur qëndrimin se njëjtë siç ka bërë kjo parti koalicion në nivel qendror, ngjashëm mund të veprojë edhe në nivel lokal.StrugaLajm

Përndryshe, portali Sakte.net mëson se të shtunën Lëvizja BESA do të mbajë mbledhjen e kryesisë qendrore ku do të vendoset përfundimisht nëse kjo parti do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale apo nëse do të jetë në koalicion me ndonjë parti tjetër shqiptare./Sakte.net

In : Aktuale

Loading...
loading...