Zaev: Sanohet sistemi i kolektorit në rajonin e Ohrit dhe të Strugës, dimë të kujdesemi për vlerat tona
Pas më pak se një vit përgatitjesh dhe kërkesash për zgjidhje më të mira dhe mjete financiare për realizim, kanë filluar punët e sanimit të sistemit të kolektorit në rajonin e Ohrit dhe Strugës për pastrim nga shtresat dhe rrënjët e drunjve dhe rehabilitim të tubacionit të kolektorit. Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev i cili ishte në inspektim të gjendjes së sistemit të kolektorit.
Ai bëri të ditur se në mënyrë shtesë do të rregullohen apo do të ndërrohen të gjithë reduktuesit e të gjitha 18 stacioneve të pompimit të ujërave të teza në stacionin e pastrimit dhe do të kryhet pastrim i plotë i rrjete atmosferik dhe të kanalizimit në një gjatësi prej rreth 300 kilometra në Ohër dhe në Strugë.
Për këtë destinim, siç tha, janë siguruar 4,2 milionë euro nga Buxheti i qytetarëve të vendit tonë.
Në kumtesë theksohet se zgjidhja e problemit të ndërlikuar dhe serioz të hasur me sistemin e kolektorit për pastrimin e ujërave të zeza në rajonin e Ohrit dhe të Strugës ka qenë një ndër prioritetet e Qeverisë ku ishte përkushtuar vëmendje e veçantë që nga fillimi i mandatit.
Shtohet se nga analiza e ekspertëve në një kompani japoneze në vitin 2014, të bërë me një teknologji robotike, është konstatuar se në disa vende kolektori pothuajse edhe nuk ekziston për shkak të realizimit të keq dhe mosmirëmbajtjes të tubacionit të betonit.
Dejan Nikollovski, këshilltar në Zarën e kryeministrit theksoi se në vend që të punojnë, kompanitë në kompetencë të së cilës ka qenë edhe mirëmbajtja dhe funksionimi i sistemit të kolektorit në rajonin e Ohrit dhe të Strugës vetëm e kanë grumbulluar borxhin që ka arritur 1,2 miliardë denarë, nuk i kanë paguar borxhet që kanë arritur në lartësi prej 850 milionë denarë dhe i kanë ridrejtuar paratë në veprimtari të tjera vetëm jo në funksion të punës së rregullt dhe të mirëmbajtjes të sistemit që i pastron ujërat e zeza që përfundojnë në liqe dhe në Drinin e Zi.
Drejtpri i NP Sistemi i Kolektorit Vlladimir Aleksiovski theksoi se falë Qeverisë së RMV-së, e cila i ka mbështetur të gjitha nismat e NP Sistemi i Kolektorit nga fillimi i këtij viti, ndërsa për një vit ka mundësuar të fillojë me sanimin e sistemit të kolektorit për pastrimin e ujërave të zeza dhe ujërave fekale në Ohër dhe Strugë.