Testi IQ mund të mos jetë mënyra e vetme për të kuptuar se cili është niveli i inteligjencës.
Business Insider ka përpiluar një listë me gjashtë shenja që i dallojnë njerëzit inteligjentë.
Le të shohim se çfarë do të lejonin këto shenja shkencore të zbulojnë se sa inteligjent është një person.
Gjatësia
Një studim i vitit 2008 pretendon se njerëzit e gjatë janë më të zgjuar.
Ankthi
Duket se ata që vuajnë më shumë nga ankthi janë njerëz më inteligjentë se të tjerët.
Një studim që daton që nga viti 2016-të pohon se sa më i madh të jetë beli, aq më e ulët është aftësia njohëse.
Muzika
Duket se muzika ndihmon mendjen e fëmijëve dhe të rinjve të zhvillohet më herët dhe më shpejt. Dhe ky është një nga ata faktorët e rëndësishëm që i bën njerëzit më të zgjuar.
Njerëzit që duan macet
Hulumtimi nga viti 2014-të zbulon se njerëzit që duan macet janë më të zgjuar se ata që duan qentë.
Sensi i humorit
Njerëzit me një sens humori më të fortë janë më të zgjuar sepse kjo tregon se ata kanë veti dhe aftësi më të larta se personat e zakonshëm./EO