Sipas informacioneve të para një defekt ka ndodhur në aeroplanin e qeverisë së Maqedonisë Veriore çka ka detyruar atë të bëjë ulje emergjente.
Bëhet fjalë për bllokim të njërës rrotë të aeroplanit ndërsa nuk raportohet për të lë*nduar.
Në kohën e paraqitjes së defektit dhe uljes emergjente nuk ka pasur zyrtarë qeveritarë në të. Në aeroplan kanë qenë vetëm personeli i aeroplanit. Brenda ditës priten më tepër informacione për rastin.