Aleanca e Strugës zgjedh nënkryetarët dhe drejtuesit e komisioneve,ja emrat

Kryesia e Degës së ASH – së Stugë, më 04.02.2023 (e shtunë), zhvilloi mbledhjen e radhës.
Në mbledhje u diskutua rreth aktiviteteve të degës, situatën aktuale politike dhe strategjitë e veprimeve partiake dhe politike në të ardhmen.
Me vendim të Kryesisë së Degës së ASH-së Strugë, u formuan komisionet e punës në nivel dege, kështu me Komisionin për Arsim Shkencë dhe Kulturë do të udhëheq prof. Neki Lumani, me Komisionin Për Shëndetësi, do të udhëheq d-r. Drinor Kolonja, dhe komisionin për Infrastrukturë dhe Urbanizëm, do të udhëheq Emin Kupa. Roli i tyre do të jetë trajtimi i problemeve të ndryshme ekzistuese në Strugë dhe gjetja e zgjidhjeve në të mirë të qytetarëve tanë.
Shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje qytetarëve dhe profesionistëve në lemitë përkatëse të Strugës, të bëhen pjesë e ASH-së dhe të japin kontributin e tyre në komisionet përkatëse.
Pika tjetër e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e Nënkryetarëve të Degës së ASH-së Strugë, për zona të ndryshme dhe në mënyrë unanime për Nënkryetar u zgjodhën, Nijazi Xhumkar, Lirim Dani dhe Atnan Bajrami.
Dega e ASH – së, Strugë.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...