Prurjet e reja gjithnjë e më tepër po bëhen praktikë e etabluar në partinë shqiptare në pushtet, ndërsa kjo po dëshmohet edhe me emërimet e reja të eshalonit të tretë apo drejtorive, ku spikatin njerëz të ri dhe gjak i ri, ndërsa që shquhen për ide të reja dhe kreative nga grupet e ndryshme të interesit
Në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), parti në krye me Ali Ahmetin, në kontinuitet ka pasur freskime të radhëve sa u takon kuadrove, duke mos devijuar kështu nga kursi i strategjisë së saj politike.
Prurjet e reja gjithnjë e më tepër po bëhen praktikë e etabluar në partinë shqiptare në pushtet, ndërsa kjo po dëshmohet edhe me emërimet e reja në eshalonin e tretë apo drejtorive, ku spikatin njerëz të ri dhe gjak i ri, ndërsa shquhen për ide të reja dhe kreative nga grupet e ndryshme të interesit.
Pra, po argumentohet se BDI gjithmonë ka qenë e gatshme për ta kyç rininë aty ku duhet e cila do t’i trajtojë gjitha politikat në drejtim të asaj ku janë politikat dhe planet e BDI-së.
Fjala është për kuadro ta zëmë si Valdet Xhaferi i cili me përzgjedhjen e re do të drejtojë Byronë për ekpsertizë ligjore, pastaj Merita Mustafai e cila do të udhëheq me Byronë për Metrologji, Bujar Dardhishta me Drejtorinë për mbajtjen e librave amë, Bardhyl Dauti me Byronë për furnizime publike, Amir Zilbeari me NP Akademia për mësimdhënës …
Pra, janë kuadro të përgatitur të cilët në mjaft fusha mund të japin kontributin e vet në qeverinë reformuese të koalicionit BDI dhe LSDM.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë në seancën e fundit ka emëruar drejtorët dhe zv/drejtorët e disa institucioneve, ku BDI-së nga kjo hise do t’i takojnë institucione dhe Ndërmarrje me peshë si që udhëheq me ministri kyçe dhe poste të zv/ministrave./Medial.mk/