Ali Ahmeti: Ka mundësi të mos jenë regjistruar 10 deri 15 për qind e qytetarëve (Video)
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ekskluzivisht për Tv News flet lidhur me rezultatet e Regjistrimit. Rezultatet shkaktuan reagime të shumta, kurse në intervistën e realizuar në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, Ahmeti për televizionin tonë thotë se procesi mund të vlerësohet i suksesshëm. Ai shton se reagimet e partive opozitare janë diçka e pritur, por bën apel që ky proces të mos politizohet. “Në të gjitha vendet e përparuara të botës 10-15 për qind e popullatës nuk regjistrohet. Edhe këtu tek ne ka mundësi 10, 12 ose 15 për qind e popullatës të mos jenë regiistruar, por shteti dhe institucionet kompetente ua kanë mundësuar të gjithëve që të regiistrohen”, thotë Ahmeti. Vlora Zenuni /TV NEWS /
LSDM-ja në kumtesën sotme thekson se nevojitet të gjitha institucionet dhe subjektet politike në shtet të jenë në nivel më të lartë të përgjegjësisë që të zgjidhet sa më shpejt...
Një hajdut i dashuruar në pijet alkoolike është kapur duke vjedhur në market në qytetin e Strugës.Sic raporton policia e Strugës i dyshuari B.P ka realizuar dy ‘’Vjedhje të rënda’’...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka pritur Ambasadorin Italian në Maqedoni, Karlo Romeo. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Romeo diskutuan për formimin e Qeverisë dhe në përgjithësi për situatën politike...
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, porositë, të cilat së fundmi vijnë nga diplomatët e huaj veçanërisht ato nga Brukseli se Maqedonia nëse arrin të dalë nga kriza dhe fokusohet në realizimin...
Prokuroria Publike për më pak se tre ditë do të merr raportin e ekspertit të Patologjisë nga Instituti për Mjekësi Ligjore në Shkup të cilët duhet të përshkruajnë se si...
Gjatë paraditës sot një pjesë e qytetit ka qenë pa ujë .Siç informojnë nga "Proaqua" kjo ka ardhur si rezultat i një defekti në rrjetin qendror në fshatin Shum. Nga...