Ali Ahmeti: Ka mundësi të mos jenë regjistruar 10 deri 15 për qind e qytetarëve (Video)
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ekskluzivisht për Tv News flet lidhur me rezultatet e Regjistrimit. Rezultatet shkaktuan reagime të shumta, kurse në intervistën e realizuar në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, Ahmeti për televizionin tonë thotë se procesi mund të vlerësohet i suksesshëm. Ai shton se reagimet e partive opozitare janë diçka e pritur, por bën apel që ky proces të mos politizohet. “Në të gjitha vendet e përparuara të botës 10-15 për qind e popullatës nuk regjistrohet. Edhe këtu tek ne ka mundësi 10, 12 ose 15 për qind e popullatës të mos jenë regiistruar, por shteti dhe institucionet kompetente ua kanë mundësuar të gjithëve që të regiistrohen”, thotë Ahmeti. Vlora Zenuni /TV NEWS /
Përkundër kamatave të ulëta që i imponon Banka Popullore e Maqedonisë, megjithatë trendi i uljes së kamatave të kredive rrjedh në mënyrë të ngadalshme, shkruan gazeta KOHA. Ulja e shkallës...
Sonte përsëri është dridhur Shkupi nga një tërmet i ri. Tërmeti ka ndodhur në orën 21:12 dhe ka qenë me intensitetit të dobët, njofton TetovaSot. Këto informacione janë publikuar edhe...
Gjykata e Landit në Regensburg, Gjermani, i ka shqiptuar dënimin me 9 vjet e tre muaj burg një shqiptari me shtetësi gjermane, shkruan tvaktuell.com. Personi 46 vjeçar është dënuar për...
Pesë automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir pranë Maminasit në autostradën Tiranë-Durrës. Raportohet se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak...
Policia Kantonale e Zyrihut, pas një kontrolli të bërë në një klub nate në Embrach ka arrestuar 10 persona, përfshirë këtu edhe menaxherin e klubit. Siç bën të ditur polizeinews.ch, bëhet...