Skender Rexhepi – Zejdi, sekretari gjeneral i Alternativës do të jetë bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore për koalicionin AAA-ASH, raporton TV21.
Kurse në zonën e dytë zgjedhore bartës i listës do të jetë kreu i Alternativës, Afrim Gashi. Këtë të fundit e kumtoi edhe kreu i ASH-së Zijadin Sela pas mbledhjes së kryesisë Qendrore të ASH-së në Gostivar.
Në mënyrë simbolike në listë është përfshirë edhe Zekirija Ibrahimi, i cili është rënditur i 20-ti në listë në zonën zgjedhore numër 2.
Nga ana tjetër, në zonën e gjashtë zgjedhore tashmë e konfirmuar është se koalicioni do të kandidojë kreun e ASH-së, Zijadin Sela.
Ndryshe, koalicioni AA-ASH pritet që listat e kandidatëve në KSHZ t’i dorëzojë nesër /TV21