Zëdhënësi i kësaj partie Flakron Bexheti thotë se me anëtarësim në NATO qytetarët do të frymojnë më sigurt por nga ana tjetër, paralajmëron se Aleanca për Shqiptarët do të parashtroj vërejtët e tyre në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, për çështjen e identitetit të shqiptarëve dhe gjuhën shqipe, që sipas tij, nuk i përmbushin pritshmërinë e shqiptarëve të Maqedonisë.
“ASH përshëndet dhënien e ftesës së Natos për Maqedoninë, kjo paraqet një përmbushje të kërkesave dhe aspiratave të qytetarëve të Maqedonisë për të qenë përkrah vlerave euroatlantike. Të jesh pjesë e Natos do të thotë të rrespektosh ligjin, të funskionoje edhe shteti i së drejtës e kjo nënkupton që fenomenet e deritanishme që kanë ndodhur në aspekt të korrupcionit krimit të organizuar nuk duhet më të përsëriten sepse NATO-ja nuk i përqafon këto elemente destruktive. Ne shfrytëzojmë rastin që ti përshëndesim edhe faktorin ndërkombëtar , anëtarët e Natos si dhe SHBA-të që i japin një mundësi Maqedonisë që të hapëroj drejt strukturave euroatlantike”, theksoi Bexheti.