Besa:Kazinot u themeluan në kohën e Merkos u zhvilluan në kohën e Selës

Kazinot kanë qenë dhe u vendosen në kohën kur Komuna e Strugës u menaxhua nga BDI (Ramiz Merko), poashtu vazhduan të mbushen edhe nën menaxhimin e LR-PDSH (Ziadin Sela).
Të dy oponentët tanë kanë patur mundësi të largojnë kazinot nga qyteti gjatë mandatit të tyre, tani qytetarët nuk ju besojnë, sepse është shumë e qartë që ju do vazhdoni të këndoni të njëjtën këngë.
BDI jep deklaratë se i pengojnë kazinot në Strugë, por harron se mbi 30 kazino janë ndërtuar në Tetovë, në qytetin e studentëve edhe atë nën menaxhimin e BDI-së. Më e keqja është se ju keni patur pushtet qëndror për ti larguar kazinot, jo më që tani me pushtet lokal e keni të pamundur.
Prandaj, mos bëni huti te qytetarët se kinse ju do bëni diçka në këtë drejtim. Me njerëz të korruptuar nuk bëhen ndryshimet.
28.09.2017
Lëvizja BESA – Strugë

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...