Bllokohen 200 mërgimtarë nga Maqedonia në kufirin Hungari-Serbi
Rreth 200 mërgimtarë të cilët janë nisur nga vendet e Evropës për të ardhur në Maqedoninë e Veriut përmes rrugëve tokësore, janë bllokuar në kufirin Hungari-Serbi. Kjo për shkak të masave që kanë marrë autoritetet serbe në luftën kundër koronavirusit, dhe nuk lejohet të hyjnë në Serbi përveç shtetasve serb.Një dëshmitar i tha Televizionit SHENJA se kanë kontaktuar Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Beograd dhe presin përgjigjë nëse autoritetet e Shkupit do të shkojnë t’i marrin në mënyrë të organizuar për t’i sjellë në vendlindje. Jozyrtarisht SHENJA mëson se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është në kontakt me Qeverinë e Serbisë dhe autoritetet serbe në ora 20:00 do të bëjnë të ditur nëse do t’i lëshojnë shtetasit e Maqedonisë së Veriyt që përmes Serbisë të kthehen në vendlindje, ose jo.
Një vozitës nga Maqedonia, mëngjesin e së shtunës në relacionin në mes Cyrihut dhe Spreitenbachut në Zvicër, ka shkaktuar disa aksidente, si dhe ka lënduar dhe kërcënuar disa persona. Autori...
Nga Anton Marku Në njëzet vitet e fundit komuniteti shqiptar në Austri ka shënuar progres të dukshëm në procesin e integrimit të tij. Kjo vërehet sidomos në aspektin e pjesëmarrjes...
Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski sot në Ohër do të marr pjesë dhe do të mbajë fjalim në hapjen e shkollës së avancuar të NATO-s me temë “Luftë kundër aktiviteteve...
Edhe pse dyert e BE-së janë të hapura për vendet e rajonit por për të qenë pjesë e tij duhet përmbushur obligimet e marra paraprakisht, në të kundërtën politikat e...
Është publikuar në limitet e fundit të afatit kohor Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme komunale dhe shtetërore të Maqedonisë. Sipas Ligjit për arsim të mesëm, Ministria...