Pesë persona kanë pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur në Aarau të Zvicrës të mërkurën, në orën 17.20. Makina Mercedes, e drejtuar nga një shtetas afgan, 19 vjeçar, po lëvizte me shpejtësi të madhe, raportojnë dëshmitarët okularë, shkruan 20minuten.ch.
Aksidenti ka ndodhur, pasi shoferi në fjalë ka humbur kontrollin mbi makinën e tij Mercedes-Benz CLA tj në qendër të qytetit Aarau, transmeton albinfo.ch. Rezultati: pesë persona të lënduar lehtë dhe një dëm i madh material i shkaktuar. Aksidenti ka ndodhur pas një shiu të madh, sipas policisë së kantonit Aargau.
Në të njëjtën kohë, një vajzë 18-vjeçe që po ngiste makinën VË Golf ka dalë nga një rrugë anësore në rrugën që kishte ngritje të madhe. 19-vjeçari është shmangur nga e majta pasi nuk mundte të ndalej më.
Kështu, ndodhi përplasja anësore mes dy makinave. 19-vjeçari pastaj ka kaluar kryqëzimin e rrugës dhe ka goditur me forcë të madhe fasadën e një dyqani argjendarie. Përveç shoferit, në Mercedes ishte një bashkë-shofer 20-vjeçar dhe dy vajza të moshës 17 dhe 18 vjeçe. Bëhet fjalë për një afgan (përveç shoferit), një suedeze dhe një kosovare.
Ndërsa 5 veta, përfshirë shoferen kosovare të VË, janë dërguar në spital për kontroll. Mercedesi është shkatërruar rëndë. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi arrin në mbi 100,000 franga. Shoferi i Mercedesit është paditur dhe është detyruar të dorëzonte patentën e shoferit që e kishte marrë në provë./GazetaMetro