Edhe për këtë vit do të vlejë obligueshmëria e qytetatarëve që në formë të shkruar me letër të dorëzojnë formularin për tatimet deri tek sportelet e Drejtorisë për të Ardhurat Publike, transmeton Zhurnal.
Nga viti 2019, DAP në mënyrë elektronike do të shikon të ardhurat të qytetarëve.
Qytetarët do të duhet vetëm me ndihmën e kompjuterit që të hapin formularin e mbushur, ta shikojnë dhe të miratojnë ose ta korigjojnë.Në këtë mënyrë, thonë nga drejtoria se me vetëm një klimim mbaron gjithçka.
Formulari elektronik tatimor nga Janari i viti të ardhshëm do të sjellet vetëm për personat juridik. Firmat do të kenë për obligim të dorëzojnë llogaritje elektronike në DAP.