Pas vdekjes së gruas, burri i saj ishte në punë dhe ashtu mundohej të tejkalonte dhimbjen.
Djali i tij e shihte se natën babai qante sepse i mungonte nëna. Prandaj, ai u mundua të jetë i fortë për të dy, transmeton lajmi.net
Në shkollë, kur mësuesja thirri nënat që të vinin në shkollë, ai doli më herët dhe shkoi në park. Babai u mërzit shumë dhe filloi ta kërkonte, nga që nuk i kishte ndodhur asnjëherë që i biri të dilte nga shkolla para kohe. Ngadalë, e mësoi si qëndronte problemi.
Ai mori letrat, lexoi njërën prej tyre dhe më pas e përqafoi djalin e tij. Lëshuan balonat që letrat të shkonin në qiell, tek gruaja që u mungonte të dyve kaq shumë.