Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Policia e Strugës informon se një 23 vjecar nga qyteti i Strugës ka fituar padi penale sepse dyshohet se ka kryer veprën penale’’Prodhim të paautorizuar dhe tregtim të drograve’’.I dyshuari...
Komuna e Strugës në një reagim deri te Strugalajm.com pas zhvillimet të sotshme në Këshillin komunal të Strugës sjelljen e kreut të Këshillit Avdulla Qazimoski e ka kualifikuar si...
Seanca e peshëdhjetë e pesë e Këshillit Komunal të Strugës edhe pse ishte caktuar nga administrata Komunale nuk u zhvillua sepse kreu i Këshillit, Avdulla Qazimoski nuk pranoi ta drejtojë...
Edhe Këshilli Vendor i BDI-së në fshatin Misllodezhdë i Strugës ka zhvilluar takim ku ka bërë nominimet e kandidaturave për kryetar Komune si dhe për bartës liste. Për kryetar ka...
Edhe Këshilli Vendor i BDI-së në Llabunishtë ka zhvilluar sonte takim ku ka caktuar kandidaturat për bartës liste, si dhe për kryetar Komune të Strugës.Sic informon Rashit Mehmedoski kryetar i...