Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Në SP në Strugë dje në orën 6.53 minuta është denoncuar se në rrugën “Partizanska” në afërsi të stadiumit “Karaorman” është përfshirë në zjarr një makinë motorike “SAAB”, pa targa....
Shruan: Sabaudin ZHUTA Ka shum vite që në RT e Maqedonisë produkcioni muzikor, ai në gjuhen shqipe nuk ka realizuar kurrfar incizimesh të reja e që do ta furnizonin fonoteken...
Dje (8.04.2017), në Shkup u mbajt Turneu Ndërkombëtar në Karate "Gazi Baba Open 2017" ku morën pjesë garues nga : Shqiperia, Bulgaria, Slovenia, Ukraina, Serbia, Bosna dhe Hercegovina dhe...
Kuvendi një kohë të gjatë është ngatërruar në diskutimet maratonike procedurale. Udhëheqësia e VMRO-së me ngulm kërkon zgjedhje të reja, ndërsa LSDM tenton formimin e qeverisë së re. Institucionet gjenden...
Pas finalizimit të punimeve për zgjerimin dhe konservimin e xhamisë “Mustafa Çelebiu”, një nga objektet sakrale nga më të vjetra të besimit islam në qytetin e Strugës si dhe ndërtimit...
Të shtunën në Shtip u zhvillua turneu kualifikues për Liga sistemin e Federatës së Boksit të Maqedonisë. Në këtë aktivitet u zhvilluan gjithsej 9 ndeshje, ku prej tyre 3 te...