Presidenti Gjorgje Ivanov sot në mesdite do tia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit për formimin e Qeverisë. Sipas njoftimit nga presidenca, në ora 12:00 në Vila Vodno do të bëhet dorëzimi i mandatit për formimin e Qeverisë. Pas disa muajve, që Ivanov refuzoi ta ekzekutojë këtë akt, sot kabineti i tij informoi përmes një komunikate të shkurtër se do ti jepet mandati liderit social demokrat. Por ai ka kërkuar garanci nga Zaev që të ruhet karakteri unitar i Maqedonisë. (INA)
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)