Agni Dauti/Strugalajm
Sikurse çdo vend, shtet,i ka kufijt e tij të pacënueshëm pa marr parasysh përbërjen e tij etnike poashtu dhe Kosova i ka kufijt e njohura ndërkombëtarisht. Forma e bisedimeve në mes dy vendeve të dala nga një konflikt, mund të bëhet për të rregulluar çështjet e mbetyra të pazgjidhura që jan të domosdoshme të zgjidhen me anë të bisedimeve, por jo që të të vihen në pyetje kufijt e një shteti ndërkomtarisht të njohur.
Shum nga disa politikan shqiptar ranë në kthetrat e agjitacionit Serb se: Duhet dhën pjesën e veriut të Kosovës sepse atje na jetuaka një popullatë serbe. A din këto politikan se në sa vende të botës ka popullsi të përzier nga aspekti nacional. Pse e deshte dhe e do Serbia Kosovën kur 95% e popullsis jan shqiptarë?
E ne shqiptarët e gjorë jemi aq zemërgjër saqë i ofrojmë serbis veriun se na paska një minoritet seb?! Kosova ka kufijt e sajë të njohur ndërkombëtarisht dhe ato duhet të jenë të pacënueshëm vetëm në raste të veçanta mund të zgjerohen?! Pse Serbia nuk e negocion Vojvodinën me hungarin, ku e ka të banuar më se se Gjysmën e saj me popullsi hungareze, apo pjesët e sanxhakut me bosnjën ose vendbanimet në Serbi që jan të banuar me bullgarë, luginën e Preshevës? Sa turqë ka në bullgari në kufi me Turqin, në Rumani në kufi me Hungarin, Sa Rus ka në Letoni, Estoni,Lituani. Po popullsia e Moldavis që është më shum rumune çfar duhet të bëj? Zvicra me katër kombe që jetojn në harmoni apo duhet të ndahet në bazë të popullis në mes shteteve që e përbëjn atë popullsi?! Ka dhe shum shembuj në botë ku këto probleme jan të zgjedhura,kurse Serbia kërkon teritore nga një shtet që e ka rudhur në mënyr të vazhdueshme nga masakrat që ka bër gjat gjith periudhave kohore.Është e kuptueshme se ndërkombëtarët lëshimet do ti kërkojn nga më i ,, Pafuqishmi” në këtë rast Kosova. Presidenti Thaqi i cili hodhi tezën për korigjim kufijsh e cila mund të sjelli shum të pa pritura në periudhën në vazhdim qofshin ato të mira apo të këqia. Por hedhja e kësaj teze para se Serbia të pretendoj në lëvizjen e kufijve e cila e ka shprehur dhe e shpreh pandërprer i nxorri të mirat dhe të këqiat që ka ky propozim.
- Ana pozitive është se vendet më të fuqishme të botës u hodhën në mbrojtje të kufijve të Kosovës.
- I tërhoqën Serbis vëretjen se kufijt nuk mund të lëvizin kur të duash ti?
3.E bashkuan faktorin shqiptar në sjellen e vendimit të themelimit të ushtris së kosovë, vendim ky që u mbështet nga shteti më i fuqishëm në botë SHBA-të. - I tha Serbis se dhe faktorit ndërkombëtar se edhe Kosova ka një popullsi shqiptare të mbetur brenda kufijve të shtetit serb, e cila do kërkoj reprocitet në bisedimet që do sjellin deri në ,,njohjen,, e dy shteteve në mes veti ose zgjedhjen e problemeve të mbetura në mes tyre.
- Ana negative është se Serbia kët propozim po përpiqet që nga bisedime teknike ta kthe në bisedime në mos njohjen e kufijve të kosovës.
- Të fitoj sa më shum privilegje nga faktori ndërkomëtar.
- Tu largohet pagesës së dëmeve të luftës gjat sundimit kolonialist të Kosovës gjat qindra vjetëve etj etj.