Kujdes në Strugë -Gjeorgjianët që me mashtrim vodhën 40 mijë euro në Elbasan kanë kaluar kufirin

Dy shtetas të Gjeorgjisë, në një këmbimore në qy- tetin shqiptar Elbasan, kanë ndërruar 40 milionë lekë të falsifikuara, për të cilat kanë marrë 40 mijë euro. “Policia dyshon se bëhet fjalë për një grup më të madh, për këtë arsye ka apeluar për kujdes më të madh në këmbimo- ret, objektet tregtare dhe stacionet e benzinës. E njëjta gjë vlen edhe për qytetet kufitare në Maqedoninë e Ve- riut, ku mund të ndërrohen, por edhe ku qytetarët shqiptarë blejnë mallra, të ndryshme dhe pagesa bëhet me lekë, publikuan mediat.

Pas denoncimit të pronarit të këmbimorës, policia ka arritur t’i identifikojë mashtruesit. Bëhet fjalë për shtetas gjeorgjian L.R. (49), dhe L.P. (46) për të cilët është lëshuar urdhërarrest dhe kërkohen për veprat penale “mashtrim” dhe “falsifikim i monedhave”. Sipas mediave nga kon- trolli i pikave kufitare, ata nuk figu- rojnë janë larguar nga vendi, por për shkak të afërsisë së Elbasanit me ku- firin e Maqedonisë, afër Strugës, ka mundësi që e kanë kaluar kufirin ile- galisht, me ndihmën e shtetasve sh- qiptarë.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...