Kuvendi me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut në seancën e tretë të sotme përcaktoi projektvendimet për numrin e nënkryetarëve dhe për themelimin e trupave punues të përhershëm.

Vendimin për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit votuan 84 deputetë. Kuvendi do të ketë pesë nënkryetarë.

Tre nënkryetarët e votuar sot janë:

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE,
Jovan Mitrevski nga LSDM dhe
Vesna Bendevska nga ZNAM,StrugaLajm

Ata sipas nevojës në seanca të caktuara do e zëvendësojnë kryeparlamentarin Afrim Gashi.

Pritet zgjedhja edhe e dy nënkryetarëve të tjerë që do jenë nga Fronti Evropian dhe VLEN.

91 deputetë votuan “për” formimin e komisioneve parlamentare – Komisioni për Çështje Kushtetuese, Komisioni Ligjvënës dhe Juridik, Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, Komisioni për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme, Komisioni për çështje evropiane, Komisioni për zgjedhje dhe emërime, Komisioni i përhershëm hetimor për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe e Agjencisë së Inteligjencës, Komisioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave të Monitorimit të Komunikimeve, Komisioni për Financimin dhe Buxhetin, Komisioni për Çështjet Ekonomike, Politikat e Punës dhe Energjisë, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhimin e Ujërave, Komisioni për Transport, Dixhital Transformim, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, Komisioni për Kulturë dhe Turizëm, Komisioni për Shëndetësi, Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Komisioni për Vetëqeverisje Lokale, Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave dhe Komisioni për Biznes dhe Mandat – çështje imuniteti.

In : Aktuale

Loading...
loading...