Luftë mediale se kush është babai i “Tallavasë”!

Shkodran Tolaj
Se në ç’masë ka degjeneruar kjo shoqëri dhe kultura muzikore, mjafton të hapim televizionet tona dhe të shohim injorancë të paparë në përputhje me nëpërkëmbjen e vlerave tona dhe hapësirës mediale që i ofrohet krimit në muzikë dhe atyre që e shkaktuan këtë krim!
Ne në vend se ti vëmë para përgjegjësisë ndaj krimit të bërë, u lejojmë krekosjen e tyre që me mburrjen më të madhe pohojnë se ishin të parët apo “baballarët” e tallavasë!
Ku po shkojmë kështu dhe deri në ç’masë duhet të heshtë bota akademike dhe artistike përballë kësaj përmbysje të rëndë të sistemit të vlerave!
A është duke menduar dikush për pasojat që u shkaktohen brezave të tërë me këtë degjenerim të skajshëm të kulturës!

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...