Masat e qeverisë për valën e të nxehtit do të zgjasin tre ditë (nga e hëna në të mërkurë)

Për shkak të intensitetit dhe kohëzgjatjes së paralajmëruar të valës së të nxehtit, Qeveria njofton opinionin se përveç të hënës dhe të martës së planifikuar, të njëjtat masa vlejnë edhe për ditën e mërkurë, 14 gusht.

Për këto tre ditë, nga data 12.08.2024 deri më 14.08.2024 (e hënë, e martë dhe e mërkurë), zbatohen të njëjtat masa parandaluese shtesë, përkatësisht:

StrugaLajm

1. Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më vulnerabël të popullsisë: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në natyrë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

2. Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi për respektimin e rregulloreve ligjore në këtë fushë.

3. Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes të orës 11:00 dhe 17:00.

4. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët.

In : Aktuale

Loading...
loading...