Mbrëmë tërmeti e drodhi Ohrin

Një tërmet jo shumë i fortë ka lëkundur mëngjesin e sotëm jugun e vendit tonë me një intensitet prej 2.9 shkallë sipas Rihterit. Tërmeti është ndjerë mbrëmë rreth orës 22:34 në rajonin e Ohrit dhe Prespës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 3 kilometra nga Resnja, në fshatin Jankovci, në thellësi prej 2 kilometra.
Në rajonin Ohër-Prespë gjatë gjithe verës janë shënuar më shumë se 1 400 tërmete.
Tërmetet e vazhdueshme këtë sezonë vere kanë shqetësuar banorët e Ohrit, por edhe turistët, që kanë qenë në numër më të vogël.
Banorët kanë theksuar se tërmetet serike kanë rrezikuar turizmin dhe se ka pasur raste që ata brenda ditës kanë ikur në destinacione të tjera, duke zgjedhur kryesisht bregdetin shqiptar.
Kjo situatë ka bërë që të bien prenotimet dhe të mos ketë qarkullim në bizneset hotelierike dhe restorantet e qytetit turistik të liqenit.
StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...