Mjeku Dejan Dokiq, gjatë emisionit në Tv Sitel, foli për faktorët e rrezikshëm të cilët sjellin vdekshmëri tek një numër i madh i njerëzve, si pasojë e infektimit të korona virusit, mes të cilëve kishte edhe mjaft të rinjë.
Sipas tij, faktori më i shpeshtë tek pothuajse të gjithë të vdekurit, ka qenë mbipesha, informon Zhurnal.
“Madje 70% e rasteve të vdekjes nga korona janë nga vala e dytë, ndërsa me llojin britanik shanset për infektim për 40 deri në 70% më të mëdha. Dhe e gjithë kjo në kombinim me problemet që çdo person i ka është edhe arsyeja për vdekshmëri më të lartë. Kjo nuk është diçka që mund ta kontrolloni duke marë gjak. Tek të rinjtë që vdiqën, arsyeja më e shpeshtë ishte obeziteti”, tha Dokiq./Zhurnal.mk