Një i vdekur nga sherri në Ohër!

Në qytetin e Ohrit është mbytur një qytetar, si rezultat i një rrahje që ka ndodhur, e paraprirë nga një zënkë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në zënkë është përfshirë djali i njërit nga pjesëmarrësit në kacafytje, që më pastaj ta rrahin për vdekje bashkëqytetarin e tyre. Incidenti ka ndodhur para një dyqani.

SPB e Ohrit bën të ditur se ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se kanë marrë masa për të zbardhur rastin.

In : Aktuale

Loading...
loading...