Parashikime të zeza për bujqësinë

Rendimente të përgjysmuara të pemë-perimeve, kalbje e frutave të ndryshme, tharje e kokrrave frutoreve , thatësi e madhe apo mungesë e lagështisë pikërisht në kohën kur më së shumti ju nevojitet të mbjellave bujqësore, vështirësi që të dallohen mirë katër stinët vjetore… Këto janë vetëm disa nga brengat dhe hallet me të cilat ballafaqohen në vitet e fundit fermerët jo vetëm në Maqedoni dhe rajon, por edhe në tërë botën si rrjedhojë e ndryshimeve të mëdha klimatike, shkruan gazeta KOHA. Ndryshimet klimatike tanimë janë realitet dhe një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet shoqëritë moderne. Ato shkaktojnë pasoja serioze ekologjike dhe sociale. Kjo duhet të merret parasysh sidomos në aspekt të asaj se në Maqedoni – më shumë se gjysma e popullatës është e varur ekonomikisht në mënyrë direkte apo indirekte nga prodhimtaria bujqësore dhe blegtorale. Vlerësimet tregojnë se temperaturat mesatare janë rritur me 0.2 – 0.5 për qind në vitet e fundit, shënohet rënie e sasive të të reshurave të shiut, rritet numri i ditëve të verës dhe netëve tropikale, si dhe evidentohet paraqitja e valëve të nxehtit. Trende të tilla pritet të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. Kursimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i ujit, shfrytëzimi i mbetjeve të prodhimtarisë bujqësore për biodizel, përpunim i reduktuar i tokës, si dhe përdorimi i rrjeteve mbrojtëse janë vetëm disa nga masat për uljen e ndikimit të ndryshimeve klimatike që ju sugjerohen bujqve. Nga ana tjetër, hulumtimet të realizuara në Maqedoni tregojnë se në rajon, definitivisht ndryshimet klimatike në mënyrë serioze do të limitojnë rendimentet si rrjedhojë kryesisht e mungesës së ujit.

“Ndryshimet klimatike bile edhe në afat të shkurtër deri në vitin 2030, në Maqedoni do të fillojnë të tregojnë efekte negative, gjegjësisht ulje të rendimenteve. Për fat të mirë, bujqit tani kanë filluar të ndërmarrin masa adaptuese për tu bërë ballë ndryshimeve të tilla përmes vaditjes së tokave punuese. Nëse realizohen ndryshime serioze në sektorë të ndryshëm për zgjerimin e hapësirave që do të vaditen, ndryshimet klimatike në suaza afatshkurtra nuk do të kenë pasoja serioze për bujqësinë në Maqedoni”, thotë për KOHA profesori i bujqësisë, Ordan Çukaliev.

Sipas tij, po përgatiten edhe masa tjera për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike siç janë mbrojtja e kulturave sidomos në vreshtari dhe pemëtari përmes rrjeteve mbrojtëse, teknikat për ruajtjen e truallit etj. Agronomët vlerësojnë se adaptimi i prodhimtarisë bujqësore ndaj ndryshimeve klimatike në radhë të parë nevojitet të orientohet ndaj rehabilitimit të sistemeve për vaditje që vitet e fundit – në Maqedoni, si proces po shkon ngadalë, dhe shfrytëzimin sa më efikas të ujit në bujqësi. Sugjerohet edhe konzervimi i tokës dhe ujit për të parandaluar erozionin e tokës, si dhe parandalimin e tepricës së kripërave në truall si rrjedhojë e vaditjes së tepërt. Kërkohet edhe një seleksionim më i kujdesshëm i sortave që do të jenë më toleruese ndaj thatësisë dhe stresit që shkakton vapa. Me tej, trendet demografike në Maqedoni si plakja e popullsisë, si dhe orientimi i vogël i të rinjve që të merren me bujqësi – pakëson edhe kapacitetin adaptues të vendit ndaj ndryshimeve klimatike. Në ndërkohë, agronomët kërkojnë edhe kujdes gjatë renditjes së kulturave të ndryshme, përzgjedhjen e kulturave rezistente ndaj keqbërësit dhe luhatjet e mëdha të temperaturave të temperaturave ekstreme. “Në favor të mbrojtjes së bujqësisë dhe blegtorisë nga ndryshimet klimatike, do të ishte edhe shfrytëzimi sa më racional i ujit për vaditje si grumbullimi i ujit të shiut apo shfrytëzimi i sistemit pikë për pikë, ulja e shfrytëzimit të tepërt të kullosës nga kafshët për shkak të mbrojtjes nga vërshimet dhe erozioni, rritja e hapësirave nën pyje dhe kufijtë e gjelbërimit në rajonet bujqësore, kujdes më i madh për shëndetin e kafshëve, përpunimi i drejtë i tokës, ulja e lëshimit të azotit përmes shfrytëzimit efikas të plehrave…”, thotë eksperti i bujqësisë, Blagojçe NaumovskiStrugaLajm

Sipas tij, duhet të shqyrtohen edhe masat e mënyrës së trajtimit të ugareve për shkak të ruajtjes së lagështisë dhe materieve organike, zvogëlimit të numrit të racave vendore dhe vendosjen e racave që janë më rezistente ndaj thatësirës, rritjen e kulturave që rriten shpejt për të dhënë sa më shumë rendiment, lëshimin e rritjes së monokulturave etj. Ndryshe, analizat e Bankës Botërore tregojnë se Maqedonia në 40 vitet e ardhshme në mesatare do të rriten temperaturat për 1.8 gradë në raport me rritjen prej 0.2 gradë celsius e matur në 50 vitet e kaluara. Të reshurat do të jenë më të ndryshueshme, ose ulje për tetë milimetra në muaj respektiv deri në vitin 2040. Megjithatë, mesatarja vjetore është më pak e rëndësishme për prodhimtarinë bujqësore sesa distribuimi sezonal i temperaturave dhe të reshurave. Rritja e temperaturave projektohet të jenë më të larta, ndërsa ulja e të reshurave të jetë më e madhe në periudhën kritike të verës, ose gjatë rritjes së kulturave bujqësore. Rritja e temperaturave verore në mesin e shekullit bile mund të jetë edhe për 4-5 gradë në zonën kontinentale të Maqedonisë thekson analiza e Bankës Botërore.

In : Aktuale

Loading...
loading...