Pendaroski:Shteti nuk shkatërrohet nga dy gjuhë zyrtare

“Asnjë shtet me karakter unitar, i cili ka dy gjuhë zyrtare deri tani nuk është shkatërruar”, tha deputeti Stevo Pendarovski, duke ju kundër-përgjigjur deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët dolën kundër sjelljes së ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve.

“Është e pakontestueshme që gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe janë gjuhë zyrtare në Maqedoni. Mund vetëm të flasim për nivelin e përdorimit. Dhe në këtë drejtim dua të them se zgjidhja e tanishme është ekzistenca maksimale e përdorimit të gjuhës shqipe, si e drejtë e shqiptarëve dhe pajtohem me këtë”, tha Pendarovski.

Ai në fjalimin e tij përmendi disa shtete të cilat kanë sistem politik të njëjtë ose të ngjashëm me të Maqedonisë, në të cilat ka dy gjuhë zyrtare dhe të cilat kanë qëndruar dhe nuk janë shkatërruar.StrugaLajm

Bjellorusia, Mali i Zi, Irlanda, Qipro, Izraeli, Luksemburgu, Zelanda e Re, janë disa nga shtetet që Pendarovski i përmendi në të cilat ka dy e më shumë gjuhë zyrtare.

In : Aktuale

Loading...
loading...