PO TË KSIHIN FYTYRË PARTITË SHQIPTARE, NUK DO T A HAPNIN GOJËN SE KISHIN KONTRIBUAR NË FAVOR TË TË AKUZURËVE PËR RASTIN “ MONSTRA”

-Pjesa e Dytë
Pra tani, pas propozimit të prokurorës që lënda të këthehet në rigjykm në gjykatën e shkallës së parë, partive shqiptare iu erdh shansi ku secila prej tyre vrapuan që këte sukses lidhur me këte propozim, t a këthejnë në fitore të vetën.
BDI-stat u nguten me paraqitjet e tyre fallse se, kontributi kishte qenë i tyre sepse ata tërë kohën kishin kërkuar që rastin “Monstra” ta monitorijnë ndërkombëtarët.Këtu parashtrohet pyetja e pakontestueshme se përvec që Ali Ahmeti nëpër intervista ka thënë se ka kërkuar të monitorojnë ndërkombetarët. kurr përpjekje ndërkombëtare për monitorim në rrugët e duhura zyrtare nuk ka kërkuar dhe unë pyes, mos vall erdhën? Prandaj kjo propasgandë e” thartë” nuk është gjë tjetër vec se tallje me të akuzuarët e gjorë të pafajshëm që iu vihen në barrë akuza më të rënda, politikisht të sajuara kundër shqiptarëve të sajuara dhe, për reazulltat, nga gjykatat më të ulta janë dënuar me burgime të përjetshëme. BDI-stat s u mbarruan kur sëbashku me deputetet e PDSH-së e lëshuan seancën parlamentare që të mos votohet projekt ligji i sponzorizuar nga Katica Janeva për mbrojtjen e dëshmitrëve mu për rastin “Monstra”dhe kështu projekt ligj mbeti pa u miratuar. Tani parashtrohet edhe pyetja se si mundet të kërkohet monitorimi ndërkombëtar kur vet projekt ligjin nuk e votuan por edhe njëherë e ritheksoj se,sallën e parlamentit e leshuan të turpëruar kokë ulur.
Askush nuk muind të pajtohet edhe me propagandën elektorale të partisë Besa se edhe këta kishin pas kontribut sepse kishin mbajt protesta. Mos vall prokurorja kërkoi këthimin e lëndës në rigjykim për shkak të protestave që i paska mbajt edhe kjo parti.Jo,Jo, gënjeshtër e madhe elektorale. Meritë e vetme për tërë këte janë përgjimet elektronike që kryetari i LSDM-së Zoran Zaevi ia dorzoi Prokurorisë Speciale. Këtu mbarojnë të gjitha demagogjitë e demagogëve të paftyrë. Avokat Zaim Istrefi

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...