Qoku:A na duhet një Abazoviq i ri ne formën e Talat Xhaferit?

Bekim Qoku

Para do kohe Edi Rama deklaroi se për të Jugosllavia ka qenë “planet i lirisë”.
Kryeministrit shqiptar nuk i bën fare përshtypje që shqiptarët konsiderohen qytetarë të dorës së dytë a tretë. E dimë tashmë që atij i pëlqen dukja, PiaRri. I mjafton Abazoviqi që flet shqip dhe punon për serbët. Prandaj i duket historike edhe një kryeministër teknik në Maqedoninë e Veriut që flet shqip, pavarësisht që ai vjen nga një parti politike skajshmërisht e korruptuar, me afera të panumërta dhe që popullit të vendit i ka shkaktuar gjithë ato dëme këto 22 vjet në pushtet.

Përndryshe, ne e dimë se është dëshmuar nga rasti Abazoviq se shqiptarët, kur e marrin detyrën e kryeministrit nga prapaskenat, nuk i shërbejnë kombit të vet, por të kundertes. A na duhet edhe një Abazoviq i ri ne formën e Talatit?StrugaLajm

Po të ishte mashtruar Kosova me postin e presidentit të Jugosllavisë, ende do të ishte nën sundimin e Serbisë!

In : Aktuale

Loading...
loading...