Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur falënderues karshi vendimit të Behgjet Pacollit për të dhuruar 1 milion euro për dëmet e shkaktuara në Shqipëri nga tërmeti 6.4 shkallë të rihterit.
“Rrofsh e qofsh me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër o Behgjet Pacolli”, tha Rama, transmeton Indeksonline.
Ndryshe Pacolli bëri të ditur se është prekur shumë nga ky tërmet që përpos se mori jetën e shumë njerëzve, la shumë të lënduar dhe rrënoi shumë ndërtesa.
Ndihma e kosovarëve në përgjithësi ka qenë mjaft e madhe gjatë këtyre dy ditëve, duke nisur nga gjërat kryesore si ushqim, veshmbathje, strehim por edhe mjete të shumta financiare./Indeksonline/
POSTI I M