Viti 2022 në gjuhësinë shqiptare shënon 50 vjet nga data e mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe . Kongresi punimet I zhvilloi nga data 20 – 25 Nëntor të vitit 1972 në Tiranë
Me nismën e Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës në nëntor të vitit 1972 në Tiranë zhvilloi punimet Kongresi I Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Kongres mirrnin pjesë 87 delegatë nga mbarë trojet shqiptare, dhe atë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi dhe nga arbëreshët e Italisë . Të gjithë pjesmarrësit ishin punëtor të shkencës , të arsimit dhe të kulturës shqiptare.
Synimi kryesor I Kongresit ishte përcaktimi I parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e rregullave të drejtshkrimit , për të pasur një gjuhë letrare të njësuar kombëtare . Ishin disa nga parimet themelore për themelimin e rregullave të drejtshkrimit, por parimi themelor ishte parimi fonetik ku u theksua që në përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme të shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjerimin letrar.
Kongresi I Drejtshkrimit u udhëhoq në punën e tij nga një këndvështrim i qartë – jo zgjidhje të veçanta, jo zgjidhje të shkëputura, jo zgjidhje anësore por zgjidhje sistematike , zgjidhje thelbësore me qëllim që rruga e gjuhës së njësuar të jetë sa më e përpiktë .
Cili ishte qëllimi I mbajtjes së Kongresit dhe çka I parapriu Atij ?
Qëllimi I mbajtjes së Kongresit ishte njësimi I një gjuhe të përbashkët (të folur dhe të shkruar) për të gjithë shqiptarët , për të gjithë shqipfolësit kudo që ata jetojnë e veprojnë . Fakti se gjuha shqipe njeh dy të folme kryesore ishte e nevojshme që të mënjanohen ndryshimet mes tyre dhe në përdorim të mbetej fjala që do të ishte më e përkapshme dhe që do të tingëllonte më rrjedhshëm për drejtshqiptim dhe jo se cilës të folme I takon ajo fjalë.
Qëllimi tjetër I rëndësishëm I Kongresit ishte të kristalizonte më qartë proçesin e ndërlikuar të struktures fonetike, gramatikore , fjalëformuese dhe liksikore të gjuhës letrare kombëtare në të gjithë hallkat e saj.
Ky Forum I lartë Kombëtar në punën e tij disa ditore vulosi njësimin strukturor të gjuhës lerare të përbashkët për të gjithë shqiptarët e me këtë u arrit ajo që para tyre u munduan dhe dhanë kontribut të madh një sërë lëvruesish , studiuesish që janë përpjekur për një gjuhë letrare dhe për një drejtshkrim të njësuar
Kongresit të Drejtshkrimit (Tiranë 1972 ) I paraprinë disa hapa të rëndësishme për çështjen e gjuhës siç ishin :
Hapi i parë
- Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe , Manastir 1908, i cili caktoi Alfabetin e vetëm të gjuhës shqipe – Alfabetin unik për të gjithë shkrimet shqipe dhe i dhe fund përdorimit të alfabeteve të ndryshme që deri atëher përdorte shqipja. Çështja e alfabetit të gjuhës shqipe u shtrua para rilindasve edhe para këtij viti . Mendimtari, luministi dhe patrioti kombëtar Naum Veqilharxhi (Naum Bredhi) që në vitet 40 të shekullit XIX me alfabetin e tij prej 33 shkronjash shtypi abetaren prej 8 faqesh që e titulloi Fort i shkurtër e i vogël vetar shqip, kurse më vonë në vitin 1845 botoi broshurën Ëvetarin me 48 faqe që e titulloi Fare i ri abetar shqip për djelm nismëtarë . Në vitet 60-70të të shekullit XIX përpjekje për një alfabet të përbashkët të shqipës bënë veprimtarët e shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare si Konstandin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hasan Taksini, Jani Vreto , Sami Frashëri etj. Përpjekjet e tyre frute dhanë në kohën e Lidhjes së Prizrenit 1878 , kur u pranua alfabeti i Sami Frashërit i bazuar në parimin një tingull me një germë dhe një germë për një tingull. Alfabeti u njoht me emrin Alfabeti i Stambollit që ishte i mbështetur në alfabetin latin i plotësuar me disa shkronja greke dhe me disa shkronja të veçanta. Më vonë përhapje pati edhe Alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” i Shkodrës dhe i revistës “Albania “ e Faik Konicës .
Që kjo laramani e shkrimit të shqipes me alfabete të ndryshme si me atë latin pjesa veriore e Shqipërisë, me atë grek pjesa jugore e Shqipërisë dhe me atë turko-arab pjesa e mesme e Shqipërisë u pa e arsyeshme që të organizohet një tubim mbarë kombëtar për të caktuar një alfabet unik të shqipes , i cili do të përdoret ndër të gjithë trojet shqiptare kudo që shqiptarët jetojnë e veprojnë. Për këtë arsye nga data 14 deri 22 nëntor të vitit 1908 u mblodh në Manastir Kongresi i Alfabetit i njohur si Kongresi i Manastirit apo Kongresi i Abesë. Kongresi i Manastirit me arritjet që mbërriu paraqet kulmin e orvatjeve të rilindasve shqiptarë të cilët moton kryesore e kishin një gjuhë – një alfabet unik për të gjithë.
Hapi i dytë që i parapriu kongresit të drejtshkrimit ishte
- Komisioni Letrar i Shkodrës , 1916-1917 i cili u dha fund përpjekjeve që bënë rilindasit për gjuhën letrare kombëtare .
Komisia letrare e Shkodrës , ashtu u quajt në atë kohë u ngrit me mbështetje të Konsulatës dhe komandës së lartë Austro – Hungareze dhe kishte për qëllim të zhvillonte më tej zgjedhjen e problemeve të arsimit dhe të gjuhës letrare shqipe pas kongresit të Manastirit .
Këtu filluan të hidhen themelet e standardizimit të gjuhës shqipe. Pjesmarrës dhe bartës kryesor të këtij komisioni ishin patriotë, personalitete të shquar të kulturës kombëtare siç ishin : Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Gjergj Pekmezi, Hil Mosi, Matii Llogoreci, Ndre Mjeda , Dhimitër Xhuvani etj . Pas debateve shkencore që zgjatën 1 shtator 1916 – 1 shtator 1917, Luigj Gurakuqi propozon tezën që dialekti i Elbasanit të mbetet si gjuhë shkrimi , sepse ky dialekt në pikpamje të formave e sidomos ndër pikpamjet e sintaksës është si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes . Kjo zgjidhje duhet të përfshijë ato rregulla ortografike që të duken të drejta dhe të arsyeshme .
Komisioni letrar i Shkodrës mori disa vendime themelore për njësimin e drejtshkrimit të shqipes . Kështu aty u vendos që grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd dhe ng si dhe togjet e zanoreve ue, ye, ie do të shkruhen të plota, përveç togut ua që e kishte toskërishtja . Vendimet e këtij Komisioni i dhanë një shtysë të madhe krijimit të një gjuhe të përbashkët . Aty u hartuan rregullat e ortografisë që më vonë do të shërbenin për rregullat e mëvonshme drejtshkrimore . Me një fjalë ky Komision me vendimet e veta e çoi më tej njësimin e gjuhës shqipe dhe drejtshkrimin e saj dhe afroi shumë afër dy dialektet e shqipes në shkrim , pra ishte e para nismë për standardizimin e gjuhës letrare shqipe.
Vendimet e Komisionit letrar të Shkodrës për afrimin e varianteve të afërta të fjalëve shqipë dhe largimin e fjalëve jo të përshtatshme i vërtetoi Kongresi Arsimor i Lushnjës në vitin 1920. Fjalët dhe rregullat e vendimeve të Shkodrës dhe të Lushnjës u bënë bazë e drajtshkrimit të shqipes deri në vitet 1945 – 1950, pra deri pas LDB së.
Përpjekjet që bënë studiuesit pas çlirimit (pas LDB ) dhanë frute në vitin 1956, kur u botua Ortografia e Gjuhës Shqipe.
Zhvillimi i hovshëm i gjuhës letrare si dhe sukseset e gjuhësise sonë në përgjithësi krijuan kushte të volitshme në fushën e drejtshkrimit të saj. Kjo solli propozim Rregullat e Drejtshkrimi të Shqipes në vitin 1967, që u botua si projekt për përdorim apo zbatim në tërë trojet shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë. Zbatimi i këtij Projekti për pesë- gjashtë vite, diskutimet, sugjerimet , vërejtjet, plotësimet që u bënë rreth tij shërbyen si bazë për hartimin e një varianti përfundimtar drejshkrimor të gjuhës shqipe të njësuar që u arrit në Tiranë në vitin 1972.
3. Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Tiranë 1972,
Kongresi i Drejtshkrimit solli një risi në shqipen e folur dhe të shkruar. Ai në mënyrë të saktë caktoi kuptimin dhe përdorimin e drejtë të çdo fjale që shqipja kishte deri atëherë. Për drejtshqiptim dhe drejtshkrim u caktuan fjalët më të përshtatshme pa marrë para sysh se cilës të folme i takonjin , prandaj sot nuk është koha për merremi me atë se cilës t ë folme i takon kjo apo ajo fjalë , por duhet të bëjmë çmos që shqipen ta pasurojmë me fjalë të reja nga lëmi të ndryshme të jetës dhe ato ti pështasim në gjuhën e bukur shqipe –gjuhën e parëve tanë, gjuhën e Naimit, Samiut , P.Vasos, Fishtës e të gjithë të tjerëve.
Kongresi i Tiranës solli rezolutë me të cilën obligon, urdhëron, udhëzon dhe detyron në mënyrë të veçantë
- Shkollën shqiptare si vatër themelore të formimit gjuhësor të brezërve të rinj për zbatim plotësisht të rregullave drejtshkrimore prej vitit shkollor 1973-1974. Vallë sa e kemi realizuar dhe e realizojmë këtë obligim shoqërër nëpër shkollat tona .
- Institucionet e teksteve shkollore që nga ai vit botimi i teksteve të bëhet në gjuhën standarde . Sa e realizojmë këtë obligim mjsfton të shohim tekstet shkollore.
- Shkrimtarët shqiptarë fjala e gjallë e të cilëve ndikon dukshëm në edukimin e gjeneratave të reja.Detyrë e tyre është përdorim i saktë i gjuhës letrare të shkruar nëpër botimet e tyre.
- Shtëpitë botuese të teksteve dhe revistave e gazetave gjithashtu i obligon të përdorin drejt dhe bukur normën e gjuhës letrare nëpër botimet e tyre.
- Radio –televizionin e obligon që të kujdeset për zbatimin praktik të gjuhës standarde shqipe në të gjithë segmentet e saj. Kujdes të nderuar gazetarë si shpreheni dhe çfarë fjalësh përdorni nëpër emisionet e ndryshme. Largoni fjalën e kuaj “ okej” dhe shumë të tjera .
- Gjithashtu Kongresi obligon edhe Entet Shtetërore, organizatat shoqërore, institucionet shkencore e kulturore të zbatojnë në përpikmëri normën e gjuhës letrare nëpër të gjitha instancat e jetës etj.
Kaluan 50 vite, gjysmë shekulli , por ende në mesin tone hasim laramani të shumta rreth përdorimit të drejtë të gjuhës letrare shqipe. Rreth rregullave të drejtshkrimit ka pasur biseda, vërejtje, sugjerime që nga dita e mbajtjes së Kongresit e deri në ditët e sotme. Shumë materiale të ndryshme kemi hasur rreth drejtshkrimit të disa fjalëve dhe për prejardhjen e tyre, respektivisht cilës të folme I takojnë – asaj gege ose toske, duke harruar se tani gjuha standarde nuk njeh të folme tjera veç asaj letrare, por normalisht nuk duhet lënë në një anë edhe të folmet lokale , pa të cilat letërsia popullore do ta humbte mëvehtësinë . Prandaj , të nderuar shqipfolës, të kemi kujdes se gjuha ruhet aty ku shkruhet dhe flitet.
Kumtesë e mbajtur në Akademinë solemne kushtuar 50-të vjetorit të gjuhës letrare shqipe- Resul Bekteshi